Luftë në Greqi, Ergys Kaçe dhe PAOK shohin tmerr në sfidën kundër Panathinaikos (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 11:15 18-05-2017 Luftë në Greqi, Ergys Kaçe dhe PAOK shohin tmerr në sfidën kundër Panathinaikos (VIDEO)

Në kampionatin grek të futbollit regjistrohen sërish akte dhune në staduim.

Ngjarja e fundit ka ndodhur në sfidën e djeshme Panathinaikos-PAOK. Kjo përballje është e vlefshme për fazën play-off që zhvillohet mes ekipeve që janë renditur nga vendi i 2-të tek i 5-ti në kampionantin grek, nga ku do të përcaktohet skuadra që do të luajë në play-off-in e Champions League-s.

Ndeshja Panathinaikos-PAOK u ndërpre në minutën e 55-të, për shkak se trajneri i PAOK u godit me sende të forta të hedhura nga tribuna e tifozëve vendas. Trajneri serb, Vladimir Iviç u godit në kokë e për pasojë pësoi një të çarë serioze, duke u dërguar më pas me autoambulancë në spital.

Ndeshja ishte 1-0 për Panathinaikos në momentin që u ndërpre, ndërsa sfida ishte shumë e ashpër, pasi lojtarët kundërshtarë kryenin faulla të shumta ndaj njëri-tjetrit. Ergyes Kaçe u aktivizua si titullar për PAOK, por u zëvendësua në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 17-të, edhe ai u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshja nisi me një sherr mes lojtarëve, duke dhënë sinjale se kjo përballje do të ishte e zjarrtë. E tillë rezultoi, deri sa u ndërpre, ndërsa tani pritet që Federata e Futbollit të Greqisë të vendosë për fatin e këtij takimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen foto nudo të Lorik Canës, futbollisti befason gjithë rrjetin
Kukësi shpallet kampion i Shqipërisë, për herë të parë në historinë e tij »
Article Logic
Execution time: 0.0044660568237305
array(1) { ["section"]=> string(90) "lufte-ne-greqi-ergys-kace-dhe-paok-shohin-tmerr-ne-sfiden-kunder-panathinaikos-video-79066" }