"Luftë" pallatesh në Parlament, Berisha-Balla akuzojnë njëri-tjetrin

Publikuar tek: politike, më 18:13 28-05-2015

Akuza të forta ndaj njëri-tjetrit kanë shkëmbyer në debatin e ditës së sotme në Parlament deputeti i PS, Taulant Balla dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur Ballën “një shpifarak i pafytyrë, që del dhe flet për vilat e kunatit”, por sipas Berishës, “të gjithë e dinë se nuk ka asnjë lidhe me të”.

“Për të mbuluar sarajet e Surrelit, për të mbuluar vjedhjet që bëhen me tenderat, vijnë e nxjerrin këtu vilën e kunatit tim, por që gjithë Shqipëria e di që unë nuk kam asnjë lidhje me të”, tha Berisha duke e akuzuar Ballën se po mundohet të fshehë pallatin e tij 5-katësh, “dhuratë e pajës”.

Por deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla e ka akuzuar Berishën se është aksioner i firmës që po ndërtonte te liqeni Artificial në Tiranë. Ai e ka quajtur një fitore vendimin e sotëm të Gjykatës për pezullimin e ndërtimeve te liqeni, duke thënë se “po e njëjta firmë që i ndërtoi Berishës pallatin dhe zyrën miliona dollarë, “Genre 2” është firma që donte të ndërtonte te liqeni”, dhe sipas Ballës, “në atë firmë janë askionerë Berisha dhe djali i tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PD, Kurbini do të ketë kandidatin e djathtë
Përpjasje të forta në Kuvend, Topalli: Mafia është në krye të Kuvendit. Meta: Keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafia »
Article Logic
Execution time: 0.041838884353638
array(1) { ["section"]=> string(71) "lufte-pallatesh-ne-parlament-berisha-balla-akuzojne-njeri-tjetrin-12178" }