Luhet finalja e Champions League, parashikimi i Nard Ndokës bën kryeministrin Rama të qeshë me "lot" (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 09:08 03-06-2017 Luhet finalja e Champions League, parashikimi i Nard Ndokës bën kryeministrin Rama të qeshë me

Sot, në orën 20:45 do të luhet finalja e madhe e Champions League ndërmjet Juventus dhe Real Madrid.

Për këtë supersfidë kanë nisur emocionet disa orë para në mbarë botën, duke përfshirë edhe vendin tonë.

 Kjo ndeshje do të ndiqet me interes edhe nga kryeministri Edi Rama, pasi tashmë ai është deklaruar si një tifoz i "thekur" i "Zonjës së Vjetër".

 Në një kohë që vendi "zien" nga fushatat elektorale, kryeministri Rama ka "zgjedhur" të postojë në kanalin zyrtar në facebook një parashikim të kundërshtarit Nard Ndoka.

Kryetari i PDK-së është mjaft i njohur si personazh në faqet humoristike dhe këtë radhë nuk i ka shpëtuar "meme"-s për finalen e Champions League.

"Real Madrid - Juventus. Del 1, X ose 2", shkruhet në foto ndërkohë që kjo e ka bërë kryeministrin Rama të qeshë me lot. Sigurisht në një ndeshje futbolli tre rezultate mund të ketë dhe jo katër, gjithashtu edhe për kundërshtarin politik të Ramës./newsbomb.al/

 

1212.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Finalja e kupës “bunkerizon” stadiumin, ja masat e policisë në "Elbasan Arena" për përballjen Tirana-Skënderbeu
Finalja Juventus-Real Madrid, surprizë e madhe në formacionin titullar të spanjollëve »
Article Logic
Execution time: 0.0042610168457031
array(1) { ["section"]=> string(108) "luhet-finalja-e-champions-league-parashikimi-i-nard-ndokes-ben-kryeministrin-rama-te-qeshe-me-lot-foto-81051" }