Luigi Soreca takim me kreun e KED, shpreh mbështetjen absolute të BE

Publikuar tek: politike, më 17:13 11-02-2019 Luigi Soreca takim me kreun e KED, shpreh mbështetjen absolute të BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka mbajtur ditën e sotme një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardian Dvorani.

Me anë të një postimi në Twitter, Soreca ka shprehur mbështetjen teknike dhe administrative për KED, në mënyrë që që të kryejë detyrat.

'Sot takova Ardian Dvoranin, Kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë. Be-ja mbështet plotësisht punën vendimtar të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme.

Tani që vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit', shkruan Soreca në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044820308685303
array(1) { ["section"]=> string(74) "luigi-soreca-takim-me-kreun-e-ked-shpreh-mbeshtetjen-absolute-te-be-152394" }