Luis Figo në garë për kreun e FIFA-s

Publikuar tek: sport, më 17:19 28-01-2015 Luis Figo në garë për kreun e FIFA-s

Legjenda portugeze, Luis Figo ka lajmëruar vendimin e tij për të garuar në zgjedhjet e FIFA-s për president. “Më intereson futbolli dhe nuk më pëlqen imazhi që ka FIFA në këtë moment. Nëse ju kërkoni Fifa në internet do të shihni se fjalët e para që e shoqërojnë janë skandal dhe të tjera fjalë negative”, ka thënë Figo për CNN.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit, është shprehur se duhen ndryshuar disa gjërë tek Fifa. “Kam folur me shumë persona të rëndësishëm të futbollit si lojtarë, president federatash apo menaxher dhe të gjithë mendojnë se diçka duhet bërë. Vitin e fundit ishte Kupa e Botës dhe unë isha në Brazil ku pashë reagimin e të gjithë fansave në lidhje me imazhin e Fifa-s, dhe mendoj se diçka duhet ndryshuar”, është shprehur Figo.

Afati i fundit për kandidatët është dita e enjte dhe deri më tani kanë paraqitur kandidaturat e tyre Jerome Champagne, Prince Ali Bin Hussein, David Ginola, Michael van Praag, si dhe veterani Sepp Blatter.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani në palestër për muskujt, “koktejl” fizik për Apoloninë
Prokurori që vuri në pranga Fullanin: Prisni arrestime për trukimet në futboll »
Article Logic
Execution time: 0.021188974380493
array(1) { ["section"]=> string(41) "luis-figo-ne-gare-per-kreun-e-fifa-s-1743" }