"Luiza duhet të kuptonte që nuk ishte vetëm", Arbëri tregon për emocionet dhe lotët e nënkampiones në Rinas

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:57 12-07-2016

Luiza Gega mbërriti mbrëmë në orën 23:15 në aeroportin e Rinasit. Nënkampionia e Amsterdamit bëri krenar çdo shqiptar duke arritur të renditet e dyta në 3000 metra me pengesa. Në garën e 3000 metrave me pengesa për femra, ajo regjistroi kohën e dytë më të shpejtë prej 9:28:52, duke vendosur kështu edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë.Por ndryshe nga kombëtarja, nënkampiones nuk iu bë ndonjë pritje nga shteti. Asnjë shtetar nuk ndodhej në Rinas, por vetëm qytetarët e thjeshtë.

Arbër Çepani ishte një prej tyre. Ai tregon emocionet dhe lotët në sytë e Luizës ndërsa thotë se nënkampionia duhej të kuptonte se s’ishte vetëm.

“Sigurisht nuk ishim aq shume veta per ta pritur ne aeroport sa meritonte kjo kampione e madhe por ishte nje privilegj i jashtezakonshem te shikoje syte e nje sportisteje te tille te emocionuar dhe te perlotur teksa shikonte nje grup te panjohurish me pankarta dhe flamuj qe brohorisnin emrin e saj :). Luiza duhet te kuptonte qe nuk ishte vetem....Dashuria, vleresimi dhe respekti i cdo shqiptari te thjesht per punen, sakrificen dhe kurajon e kesaj kampionie nderkombetare, qe vrapoi me flamurin ne krahe edhe per te gjithe ne, qe nga veshtiresite nuk ja dalim dot ketu, eshte me shperblyes se cdo cmim monetar! Mireserdhe ne atdhe kampione, te falenderojme per frymezimin dhe krenarin qe na dhurove!”, shkruan Çepani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027642011642456
array(1) { ["section"]=> string(110) "luiza-duhet-te-kuptonte-qe-nuk-ishte-vetem-arberi-tregon-per-emocionet-dhe-lotet-e-nenkampiones-ne-rinas-46296" }