Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit, vjen reagimi i parë nga politika

Publikuar tek: sport, më 09:49 19-02-2018 Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit, vjen reagimi i parë nga politika

Në garën ballkanike të 3000m e cila u zhvillua në Stamboll, atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë.

Kjo garë u zhvillua në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Kampionia shqiptare mposhti rivalet e saj duke arritur edhe kohën më të shpejtë në këtë garë me 9 minuta e 06 sekonda. Izmir Smaljaj ishte atleti shqiptar i kërcimit së gjati që mbrojti titullin e kampionit të Ballkanit në Salla të mbyllura të fituar një vit më parë në Beograd të Serbisë në evenimentin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Në këtë event, Izmir Smajlaj e mbylli garimin e tij me kërcimin 7 m e 80 cm.

Lidhur me suksesin e dy atletëve shqiptarë ka reaguar për herë të parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Ajo ka postuar një foto të dy atletëve, ku si diçiturë shkruan: "Krenarë për Luizën dhe Izmirin kampionë të Ballkanit të Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura".

 

lind.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zidane largohet nga REALI? 'Është punë e vështirë të drejtosh këtë ekip'
Ndeshja Partizani-Kukës, masa ‘blindë’ nga policia, ja rrugët e bllokuara (INFORMACION I RËNDËSISHËM) »
Article Logic
Execution time: 0.020073890686035
array(1) { ["section"]=> string(101) "luiza-gega-dhe-izmir-smajlaj-u-shpallen-kampione-te-ballkanit-vjen-reagimi-i-pare-nga-politika-110724" }