Luiza Gega është gati, ja mesazhi emocionues një ditë para garës

Publikuar tek: sport, më 21:52 12-08-2016 Luiza Gega është gati, ja mesazhi emocionues një ditë para garës

Atletja Luiza Gega do të zhvillojë ditën e nesërme garën e saj të parë në “Lojërat Olimpike Rio 2016”, në vrapimin 3000 metra me pengesa.

Një ditë para garës së Gega ka postuar në profilin e saj një mesazh ku thotë se do të japë maksimumin pavarësisht një dëmtimi në tendinë që ka pësuar gjatë garave të fundit Europiane.

“Gati për nesër. Dhe pse ndoshta jo në 100%  teë formës time pasi dëmtimi në tendinë mbas Kampionatit Europian më ka lënë pak mbrapa me stërvitjen speciale të pengesave përsëri do jap maksimumin tim. Jan Lojrat e para Olimpike për mua dhe dua ti shijoj në maksimum. Gjithsesi sporti për mua nuk mbyllet këtu lojrat e ardhshme vijn më shpejt se ci mendojm dhe une do të vi me synime shumë më të mëdha. Ndihem shumë me fat që kam një mbështetje shumë të madhe nga njerzit ku urime pa fund akoma vazhdojn të më vijn. Faleminderit”, shkruan nënkampjonja e Europës, Luzia Gega.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhudisti egjiptian refuzon t’i japë dorën kundërshtarit izraelit, shpërthejnë spektatorët (Foto)
Thyhet ''peshkaqeni'' Phelps, Singapori shkruan historinë »
Article Logic
Execution time: 0.0045790672302246
array(1) { ["section"]=> string(69) "luiza-gega-eshte-gati-ja-mesazhi-emocionues-nje-dite-para-gares-49588" }