Luiza Gega lë Shqipërinë, firmos në Turqi

Publikuar tek: sport, më 12:41 28-04-2017 Luiza Gega lë Shqipërinë, firmos në Turqi

Atletja shqiptare, Luiza Gega firmos për 1 vit te klubi i Fenerbahces.

Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes një njoftimi për shtyp. Por, kjo nuk do të thotë se Luiza Gega do të largohet nga kombëtarja e Shqipërisë.

Atletja e njohur shqiptare do të garojë për Fenerbahcen në kampionatin turk më datat 6 dhe 7 qershor. Në garat që do të zhvillohen në Ankara, Gega do të kërkojë të marrë titullin kampion në Superligën turke.

Altetja shqiptare, e cila njihet si një kampione absolute në garat e mesme dhe të gjata do të ketë kështu edhe mundësinë për t'u stërvitur në kushte optimale, ndërsa për 1 vit do të lërë pistat e vrapimit të stadiumeve shqiptare ku zhvillonte stërvitjet.

Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës vitin e kaluar duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat kuqezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Kapiteni legjendar një mesazh emocionues për ditëlindjen e bashkëshortes: Vitet kalojnë, por dashuria ime rritet vit pas viti
Aksidentoi për vdekje një kalimtar, Gjykata jep vendimin për arbitrin e Superligës »
Article Logic
Execution time: 0.030965805053711
array(1) { ["section"]=> string(46) "luiza-gega-le-shqiperine-firmos-ne-turqi-76767" }