Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, kap normën olimpike

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:48 04-06-2016 Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, kap normën olimpike

Atletja shqiptare Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar në garën e zhvilluar në Montbeliard të Francës.

Gega arriti të dilte e para mes 11 rivaleve në pistë në garën e 3000 metrave me pengesa, duke regjistruar kohën 9’32”95. Atletja ka përmirësuar rekordin me 22 sekonda, që ishte vendosur po nga ajo.

Me këtë rekord, Gega ka kapur normën olimpike, çka i jep mundësinë që në Lojërat Olimpike “Rio2016” të garojë në 1500 metra dhe 3000 metra me pengesa. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023352861404419
array(1) { ["section"]=> string(60) "luiza-gega-thyen-rekordin-kombetar-kap-normen-olimpike-42398" }