Luiza Xhuvani, gati për tragjeditë Shekspiriane

Publikuar tek: kulture-art, më 09:21 20-02-2015 Luiza Xhuvani, gati për tragjeditë Shekspiriane

Aktorja Luiza Xhuvani  kthehet në Teatrin Eksperimantal  “Kujtim Spahivogli” jo vetëm si aktore por dhe si organizatore e këshilluese e këtij teatri.

Xhuvani ka një kontratë 1-vjeçare me teatrin si aktore dhe do të luajë në dy shfaqje gjatë këtij viti.

Në të dyja rolet që do vinë në javët e ardhshme, aktorja do të interpretojë pjesë nga tragjeditë Sheksipriane, “Hamleti” dhe “Makbeth”  në të cilat trajtohet lufta për pushtet.

Sipas drejtorit të teatrit Kiço Londo, këto dy vepra do të përfaqësojnë teatrin në festival ndërkombëtare siç janë “BITEF” dhe “Avignon”.

Xhuvani kthehet pas 10 vitesh mungesë në skenat teatrore pas angazhimit të saj politik , prej të cilit hoqi dorë në momentin e arrestimit të të birit, Aleksandër Xhuvani, të akuzuar për vrasjen e katër personave nëntorin e kaluar.

Publiku po pret me kërshëri kthimin e saj në teatër, prej nga ku një pjesë mendon se nuk duhej të ishte larguar kurrë.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tashmë, një Kalendar Kulturor Shqipëri-Kosovë edhe më i pasur
Vajza e Frederik Ndocit në “The Voice of Amerika” (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.21634721755981
array(1) { ["section"]=> string(51) "luiza-xhuvani-gati-per-tragjedite-shekspiriane-3899" }