Lukas Modriç është shpëtimtari, Kroacia mund Turqinë

Publikuar tek: sport, më 16:10 12-06-2016 Lukas Modriç është shpëtimtari, Kroacia mund Turqinë

“Derbi” i Ballkanit në Kampionatin Europian ka përfunduar me fitoren e Kroacisë. Të besuarit e Ante Çaçiç zotërojnë mirë topin, gjejnë rrjetën dhe e mbrojnë me fanatizëm avantazhin e regjistruar në minutën e 41 nga Lukas Modriç.

Ishte një “perlë” e lëshuar me këmbën e majtë nga mesfushori kroat, i cili bëhet shpëtimtari i Kroacisë në përballjen e parë në grup me Turqinë. Nga ana tjetër, përveçëse bënë lojë të mirë, turqit shpëtojnë për mrekulli në dy raste, ku Perisiç dhe Modriç gjuajnë traun dhe shtyllën e portës së Babaxhan.

Turqi  – Kroaci 0-1

Shënues: Modriç 41′

Formacionet

Turqia: Babaxhan, Hakan Balta, Çalhanoglu, Gonul, Inan, Tosun (Mor 69′), Turan (Yilmaz 65′), Ozaiakup (Sen 46′), Topal, Tufan, Erkin. Trajner: Fatih Terim.

Skema: 4-3-3

Kroacia: Subashiç, Strinçic, Perisiç (Kramariç 86′), Çorluka, Rakitiç (Schindenfeld 89′), Modriç, Srna, Brozoviç, Manxhukiç (Pjaca 90+3′), Badelj, Vida. Trajner: Ante Çaçiç.

Skema: 4-2-3-1

Kartonë të verdhë: Tosun 31′, Balta 48′, Sen 90′ / Striniç 80′

Gjyqtarë:  J.Eriksson, M.Klasenius, D.Vernmark

Stadiumi: “Parc des Princes” Paris

Pjesa e parë – Ka nisur me nervozizëm takimi mes Turqisë dhe Kroacisë, ose i quajtur ndryshe dhe “derbi” i Ballkanit në kampionatin Europian. Rasti i parë për gol shënohet në portën e Babaxhan, portierit të Turqisë, ku Rakitiç në minutën e dytë tenton kuadratin. Kundërpërgjigjen shpejtë turqit, por e kanë të pamundur të shënojnë. Ndërkohë që Modriç, Brozoviç dhe Rakitiç bëhen “makth” për portierin e turqisë për minuta me radhë.

Pjesa e dytë – Nëse fraksioni i parë i lojës foli më së miri për kroatët, nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe edhe me fillimin e fraksionit të dytë. Modriç, Perisiç vënë në vështirësi serioze portën e Turqisë, duke qenë fare pranë golit të dytë, por herë shtyllat dhe trau i portësi ndalin dhe herë portierin Babaxhan. Nga ana tjetër turqit bëjnë zëvendësime të shpejta duke kërkuar që të rekuperojnë në lojë dhe në raste shënimi, por gjithçka është e vështirë. Me kalimin e minutave Turqia ngre nivelin e lojës, madje dhe zotërimi i topit shkon 50-50, duke treguar nivel të barabartë në fushë, por pa gjetur golin. Në minutën e 71′ është Hakan Çalhanoğlu që kërkon rrjetën, por disa sekonda më vonë Perisiç i kundërpërgjigjet duke gjuajtur traun e portës. Në minutën e 82 Perisiç është shumë pranë golit të dytë, del i vetëm përballë Babaxhan, kërkon të gjejë rrjetën, por sfera përplaset në fytyrën e portierit të Turqisë. Rrisin presionin të besuarit e Fatih Terim, ndërsa e kanë të vështirë të dalin te goli. Në sekondat e fundit të shtesës është Hakan Balta që kërkon të gjejë rrjetën, por sfera është përplasur në trupin e një lojtari kroat.

Marrë nga Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA nis hetimin ndaj Shqipërisë, rrezikojmë dënimin
Mavraj: Mungesa e Canës nuk do të ndihet. Hysaj: Do i marrim 1 pikë Francës »
Article Logic
Execution time: 0.018054962158203
array(1) { ["section"]=> string(57) "lukas-modric-eshte-shpetimtari-kroacia-mund-turqine-43274" }