Luks i shfrenuar i djalit të presidentit, prokuroria i sekuestron makinat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:47 05-11-2016 Luks i shfrenuar i djalit të presidentit, prokuroria i sekuestron makinat

Prokurorët e Zvicrës kanë sekuestruar disa makina luksoze që i përkasin zëvendës presidentit të Guinesë Ekuatoriale, që ata po e hetojnë për korrupsion.

 

Teodorin Obiang Nguema, djali i presidentit të vendit, është akuzuar për pastrim parash. Autoritetet zvicerane kanë konfiskuar 11 makina në total.

Në mesin e tyre thuhet se ishte edhe një Porsche që është vlerësuar më shumë se 830,000 dollarë dhe një Veyron Bugatti e cila shitet për 2 milion usd. I akuzuari do dalë në gjyq vitin e ardhshëm edhe në Francë për akuza të ngjashme, të cilat ai i mohon.

Prokurorët në Gjenevë thonë se ai ka plaçkitur pasurinë e vendit të tij siguruar nga nafta, për të blerë sende luksi, duke përfshirë edhe një avion privat dhe relike të Michael Jackson. 

teodorin.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072329998016357
array(1) { ["section"]=> string(78) "luks-i-shfrenuar-i-djalit-te-presidentit-prokuroria-i-sekuestron-makinat-58460" }