Lulja që Linda dhe Edi Rama i dhuruan Monika Kryemadhit simbolizon të ardhmen së bashku

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:48 11-04-2015 Lulja që Linda dhe Edi Rama i dhuruan Monika Kryemadhit simbolizon të ardhmen së bashku Lulja e Parajsës dhe çifti Rama me Monika Kryemadhin

Një Lule Parajse për Monika Kryemadhin. Kjo ka qenë dhurata e Edi dhe Linda Ramës për Kryemadhin. Lulja, e cila quhet shpesh edhe Zogu i Parajsës për shkak të formës që ka, simbolizon madhështinë, lirinë dhe perspektivën e mirë.

Sipas ekspertëve të luleve, një dhuratë e tillë kur dhurohet, do të thotë se dhuruesi dhe ai që e merr parashikojnë së bashku një të ardhme. A do të thotë kjo diçka mbi bashkëpunimin e mirë që çifti Meta kanë me çiftin Rama si dhe koalicionin PS-LSI?!

Lulja e Parajsës e mori këtë emër nga forma e petaleve. Kjo lule është e gjallë dhe e egër që ka siluetën e një zogu mbretëror me një shkëlqim të puplave në maje te kokës së  tij. Një dhuratë e tillë nënkupton edhe lumturinë dhe gëzimin. Ajo është një lule festive dhe është një dhurate ideale festat e ditëlindjeve.

Po sipas ekspertëve, një tjetër simbolikë e kësaj dhurate është edhe fakti se një gjë e çuditshme dhe e mrekullueshme është gati të ndodhë. Nuk dihet me saktësi se pse çifti Rama zgjodhi këtë lule për Kryemadhin, por një gjë dihet me siguri, ajo është një lule shumë e veçantë për syrin, ndryshe nga të zakonshmet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Tërbohet’’ Portokallia, Ermal Mamaqi i këndon me kitarë Romir Zallës (Video)
Ministri Koka i përvishet punës, pastron plazhet e vendit »
Article Logic
Execution time: 0.026823043823242
array(1) { ["section"]=> string(92) "lulja-qe-linda-dhe-edi-rama-i-dhuruan-monika-kryemadhit-simbolizon-te-ardhmen-se-bashku-8424" }