Lulzim Basha “del nga vetja”, përplaset në emision me gazetarët Robert Rakipllari dhe Anila Basha (Video)

Publikuar tek: politike, më 23:02 25-02-2016

Pavarësisht se e njohim si person të qetë dhe rrallë e shohim të nxehur duke bërtitur, debati i fort me gazetarët në emisionin “Opinion”, e ka nxjerrë kreun e PD-së Lulzim Bashën disa herë nga vetja.

Basha është përplasur me kryeredaktorin e gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, duke iu drejtuar me fjalët: “Ti flet për estetikë dhe vezë, ndërsa unë po të them që në Parlament ka më shumë vezë se sa kriminelë. Mati fjalët kur flet me mua.”

Debat të ashpër, Lulzim Basha ka patur edhe me gazetaren Anila Basha, lidhur me fjalët e thëna nga Rama sot në Kuvend për deputeten demokrate Albina Deda.

Kreu i PD-së ka deklaruar se Rama i ka thënë Dedës “merre vezën dhe fute në mitër”, por gazetarja i është drejtuar politikanit me fjalët: “Ju po gënjeni, pasi Rama nuk ka thënë kështu.”

Basha ka replikuar me adashen e tij se mesazhi në celular i ka ardhur nga vetë Rama, për ta kundërshtuar atë.

Në fakt, mediat fillimisht transmetuan fjalën e Ramës drejtuar Dedës: “Ku e lage këtë”, më pas një portal transmetoi videon e montuar ku pretendohej se fjalët e Ramës ishin: “Fute në mitër”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surpriza e Bashës: Modeli “Berisha”, jo më ai i duhuri për PD
Çfarë s’u dëgjua në Parlament/ U godit me vezë, Rama- deputetit: Ku je këtu ore budalla? Hoxha: Ik o b*thq*r »
Article Logic
Execution time: 0.019434928894043
array(1) { ["section"]=> string(106) "lulzim-basha-del-nga-vetja-perplaset-ne-emision-me-gazetaret-robert-rakipllari-dhe-anila-basha-video-33553" }