Lulzim Basha flirt me deputeten greke Eleni Rapti. Çfarë i kërkoi lobi grek

Publikuar tek: politike, më 14:48 23-03-2016 Lulzim Basha flirt me deputeten greke Eleni Rapti. Çfarë i kërkoi lobi grek

Arben Llalla, historian dhe publicist, njohës i çështjes greko-shqiptare thotë se takimet Lulzim Basha i nisi në SHBA me lobin greko-amerikan, i shoqëruar nga himariotasit që janë drejtues të lartë të këtij lobi në SHBA.

Pas takimit me grekët e Amerikës, Basha vazhdoi takimet me lobin shqiptaro-amerikan. Vizitën në SHBA Lulzim Basha e përfundoi në zyrat e lobit greko-himariot, ku ju kërkua nga kryetari i këtij lobi, At Kozma Karavellas ndërtimi i Kishës së Madhe në majë të Llogarasë për nder të Shën Kozma Etolios, babai i greqizmit siç njihet në historiografinë greke. Fondet për ndërtimin e kësaj kishe në majën e Llogarasë tashmë janë grumbulluar.

Gjatë dy takimeve me lobin greko-amerikan, Lulzim Basha është shoqëruar nga deputeti Strazimiri. Këto takime lënë shumë dyshime duke patur parasysh se në mediat shqiptare Basha është akuzuar për tradhti për marrëveshjen e kufirit detar në vitin 2009.

Ndërsa, në vitin 2006 në mediat greke Lulzim Basha u përfol për një aferë dashurie me deputeten greke të Demokracisë së Re, Eleni Rapti.

Gazeta “Trafik” e quante flirtin dashuri ndërballkanike, nën tingujt e këngës së Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut). Ndërsa revista “Proto Thema” që e zbuloi e para skandalin dashuror botonte edhe foto duke e shoqëruar me këtë koment: “ministrit riosh dhe biondes bukuroshe”. Gazetarja greke, Ollga Gali, për flirtin i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm, të Kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. Në fund të shkrimit, revista greke “Proto Thema” shkroi edhe një SMS drejtuar nga vetë redaksia ministrit shqiptar të Transporteve, Lulzim Basha, ku thuhej: “Dhen tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!”. (Nuk do ta kesh Elenën kurrë, o shqiptar, o shqiptar!)”./ 27.Al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lu: Të arrestohen ‘’të paprekshmit’’. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë të bien dakord për Byronë Kombëtare të Hetimit
“Takimi sekret i Ramës me mikun e tij Viktor Ponta në burg”, rrëfen Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.0041871070861816
array(1) { ["section"]=> string(80) "lulzim-basha-flirt-me-deputeten-greke-eleni-rapti-cfare-i-kerkoi-lobi-grek-35817" }