Lulzim Basha fton Ramën, Metën dhe Topin në ceremoninë e 25 vjetorit të Partisë Demokratike

Publikuar tek: politike, më 14:41 11-12-2015 Lulzim Basha fton Ramën, Metën dhe Topin në ceremoninë e 25 vjetorit të Partisë Demokratike

Partia Demokratike sot shënon 25-vjetorin e themelimit të saj dhe me këtë rast do të zhvillojë një ceremoni në Pallatin e Kongreseve. Në këtë përvjetor do të jenë rreth 700 të ftuar, personalitete të ndryshme, gazetarë, përfaqësues të komuniteteve fetare, politikane etj. Pritja e organizuar nga kryetari i PD­-së, Lulzim Basha do të mbahet në pallatin e Kongreseve në orën 17.30.

Burime nga selia blu për “BW” bëjnë të ditur se një ftesë ka shkuar edhe për kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e FRD-së, Bamir Topi.

Nuk dihet ende nëse Rama dhe Meta do të shkojnë në këtë festë të demokratëve. Kjo pritet të zbulohet në orët në vijim.

Por, në këtë ceremoni do të jenë të pranishem ish-Kryeministri Aleksander Meksi, kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta flet për ekonominë: Buxhetin do ta monitorojmë çdo 3 muaj. Borxhi shqetësues, të përmirësohet klima e biznesit
Krijohet FLD, Basha rikthen “KOP-in 2”, forumin që e futi në politikë »
Article Logic
Execution time: 0.054969072341919
array(1) { ["section"]=> string(96) "lulzim-basha-fton-ramen-meten-dhe-topin-ne-ceremonine-e-25-vjetorit-te-partise-demokratike-27526" }