Lulzim Basha i bashkohet fizikisht protestës së artistëve: Edi Rama të heqë dorë sa nuk është vonë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 05-07-2018 Lulzim Basha i bashkohet fizikisht protestës së artistëve: Edi Rama të heqë dorë sa nuk është vonë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar sot protestës së artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve kundë shembjes së Teatrit Kombëtar.

 

Nga skena ku janë ngjitur gjatë këtyre ditëve dhjetra artistë e qytetarë të thjeshtë, Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga vendimi për shembjen e Teatrit.

Sipas Bashës, shembja e Teatrit dhe dhënia me koncesion e truallit për ndërtim kullash është skemë për pastrimin e miliona eurove të krimit dhe drogës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Unë vij të flas në rradhë të parë si qytetar. Si qytetar jam në krahun tuaj në këtë betejë esenciale. Është një akt kundër qytetit kundër kujtesës së qytetit. Ne e dimë fare mirë se kjo nuk është një betejë qytetare dhe vetëm për kulturën dhe artin. Rregjimi nuk duhet të na kompleksojë. Politikë do të thotë të kujdesesh për fatet e qytetit, sikundër idiot në greqishten e lashtë do të thotë të mos kujdesesh për qytetin. Më vjen mirë që këtu nuk ka idiotë.

Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar është projekt i narko-shtetit. Ka 20 vjet që kërkon ta grabisë këtë truall. Nuk ja ka dalë edhe falë disa socialistëve që sot i shoh kokëposhtë si Pandeli Majko. Por sot ai i ka të gjitha në dorë dhe i duhet ky territor për të pastruar paratë e drogës.

BBC thotë se këtu futen miliona eruo, ku do shkojnë, ku do pastrohen, në PPP dhe në kullat që duan të ndërtojnë në këtë tokë të shenjtë.

Është një projekt i vjedhjes së tokës publike. Kjo është një tokë publike me një destinacion, Teatrin prej dhjetra dekadash. Kush ka ngut? Hajdutët, Edi Rama dhe veglat e tij. Pse e bëjnë me ngut, se nëse ne rezistojmë dhe qëndrojmë këtu dhe nesër ka Gjykatë Kushtetuese nuk e kalojnë dot.

Ky është ligji Fusha-Droga-Rama-Grabitja, ky është shembull unik në botë i një ligji anti kushtetuese. Edi Rama të heqë dorë dhe të tërhiqet sa nuk është vonë. Ligjet anti-kushtetuese jaën shpallje lufte dhe ju siguroj që populli do të dijë si t’i përgjigjet. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve, dhe socialistëve të ndershëm që nuk hanë në tavolinën e krimit, të bashkohen në protestë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018594980239868
array(1) { ["section"]=> string(104) "lulzim-basha-i-bashkohet-fizikisht-protestes-se-artisteve-edi-rama-te-heqe-dore-sa-nuk-eshte-vone-126797" }