Lulzim Basha kopjon Donald Trump? Ja dy rastet kur kanë thënë të njëjtën gjë (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:48 05-02-2017 Lulzim Basha kopjon Donald Trump? Ja dy rastet kur kanë thënë të njëjtën gjë (Foto)

Ndoshta fraza më e famshme i të gjithë fjalimit të Presidentit Amerikan Donald Trump në ditën e inagurimit ishte “t’i rikthejmë popullit pushtetin”.

Po të njëjtën shprehje përdori edhe Lulzim Basha, kur njoftoi për nisjen e protestave të Partisë Demokratike në datën 18 shkurt.

“18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetarët. 18 shkurti është dita të #NgrihemiBashkë”.

Disa ditë më parë, Donald Trump u përplas me gazetarin e CNN, dhe e quajti rrjetin e madh mediatic “Fake News” apo lajme false, për shkak të raportimit që ata i bënë publikimit nga BuzzFeed të një dosje sekrete që dyshohet se zbulonte skandalet e Trump dhe lidhjet e tij me Rusinë, gjë për të cilën BuzzFeed pritet të përballet në gjykatë, shkruan Newsbomb.al.

sd3tr234t23tydghgfhkhkl.jpg

Por jo më larg se sot, Lulzim Basha gjeti të njëjtin epitet për të sulmuar Top Channel, një nga televizionet më të mëdha në vend.

basha222224245.jpg

Mbetet për t’u parë nëse frymëzimi i Trump do ndikojë edhe në sloganin e fushatës së Partisë Demokratike shqiptare, duke bërë që të dëgjojmë diçka të ngjashme si “Ta bëjmë Shqipërinë sërish të madhe”. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067839622497559
array(1) { ["section"]=> string(86) "lulzim-basha-kopjon-donald-trump-ja-dy-rastet-kur-kane-thene-te-njejten-gje-foto-67825" }