Lulzim Basha kujton Sokol Olldashin: Me ty në krahë do ta kishim më të lehtë…

Publikuar tek: politike, më 09:55 20-11-2015 Lulzim Basha kujton Sokol Olldashin: Me ty në krahë do ta kishim më të lehtë… Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha kujton sot Sokol Olldashin, deputetin që u nda nga jeta 2 vjet më parë tragjikisht. I ndjeri Olldashi ka qenë një konkurent i fortë përballë Bashës në garën për kreun e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës.

Ja çfarë shkruan Basha në 2 vjetorin e vdekjes së tij:

“Dy vjet u bënë nga ndarja fizike me Sokolin.

Kanë qenë dy vite të vështira për demokratët dhe me të ne krah do ta kishim më të lehtë.

Por njësoj sikur të ishte me ne, me kurajon, me zgjuarsinë e vendosmërinë e tij, kemi ecur përpara kemi përballuar shumë sfida dhe jemi çdo ditë më të fortë, më të bashkuar.

Sokoli na mungon ne demokratëve dhe më shumë sigurisht familjes se tij të shtrenjtë, Keles, Glaukut, Kleitit dhe Kozarës.

Por unë dhe familja e tij politike, Partia Demokratike e dimë se vlerat e tij jane te gjalla dhe te forta ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për t'u bashkuar, për të ecur përpara, për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të vendit, per ta shpëtuar Shqipërinë, per ta bërë ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptare.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Javë e ngjeshur diplomatike për Shqipërinë, Presidenti Donald Tusk vjen të dielën në Tiranë
Donald Lu ua bën të qartë policëve shqiptarë: Refuzoni korrupsionin, dhuratat dhe ndikimin politik »
Article Logic
Execution time: 0.034348964691162
array(1) { ["section"]=> string(81) "lulzim-basha-kujton-sokol-olldashin-me-ty-ne-krahe-do-ta-kishim-me-te-lehte-25870" }