Lulzim Basha në takimin e Partisë Popullore në Vienë, diskutim për situatën e Ballkanit Perëndimor

Publikuar tek: politike, më 11:40 13-03-2016 Lulzim Basha në takimin e Partisë Popullore në Vienë, diskutim për situatën e Ballkanit Perëndimor

Kreu o PD-së, Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE. Takimi do të zhvillohet në Vienë, ndërsa do të bisedohet situata në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi i Partisë Demokratike

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE të mbledhur në Vienë. Në këtë takim një vëmendje e veçantë do ti kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i PPE Joseph DAUL, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian,  Elmar BROK si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak

Sebastian Kurz. Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor diskutimet do të perqendrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Nuk dua të rrëzoj PS-në nga pushteti, po kërkoj ndryshim
18 mijë banorë të Mirditës pa ujë, Albina Deda: Pritëm një muaj »
Article Logic
Execution time: 0.01803994178772
array(1) { ["section"]=> string(103) "lulzim-basha-ne-takimin-e-partise-popullore-ne-viene-diskutim-per-situaten-e-ballkanit-perendimor-34964" }