Lulzim Basha para ikjes kallëzon Alban Xhillarin

Publikuar tek: politike, më 10:17 26-07-2015 Lulzim Basha para ikjes kallëzon Alban Xhillarin Alban Xhillari, ndertues

Bashkia e Tiranës e cila deri më 30 korrik drejtohet nga kreu i PD-së Lulzim Basha, ka bërë një kallëzim penal ndaj Alban Xhillarit, administrator i shoqërisë “IDA sh.p.k” për ndërtim të paligjshëm.

“Bazuar në këqyrjen e bërë nga inspektorët e IMT Bashkia Tiranë u konstatua se, shtetasi Alban Xhillari po kryen ndërtim të paligjshëm pa pasur asnjë lloj dokumentacioni tekniko-ligjor në një zonë arkeologjike "A", ku në bazë të  ligjit 9048 për trashëgiminë kulturore në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor”,  thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Bashkia njofton se nga konstatimi i bërë u nxorr vendim pezullimi dhe  gjobë nga ana e inspektorëve të IMT Bashkia Tiranë. Bashkia thotë se duke pasur parasysh se po kryheshin punime të paligjshme, pa marrë miratimin për fillimin e punimeve dhe pa dorëzuar asnjë dokumentacion tekniko-ligjor pranë IMT-se bazuar dhe në nenet 281 dhe 199/a të kodit penal, u mor vendimi i prishjes së objektit dhe kallëzimi penal për shtetasin Alban Xhillari siç parashikon neni 199/a i Kodit Penal.

Më herët ndërtuesi Alban Xhillari është arrestuar nga policia e Tepelenës pas një sherri me ndërtues të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër përplasje Qeveri-Presidencë: Nishani bllokon Ligjin Për Arsimin e Lartë
BE, sot vendimi për kthimin me procedurë të shpejtuar të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.032160997390747
array(1) { ["section"]=> string(54) "lulzim-basha-para-ikjes-kallezon-alban-xhillarin-17014" }