Lulzim Basha për 7 Marsin: Premtimet e qeverisë për arsimin nuk janë realizuar, ja çfarë premtojmë ne

Publikuar tek: politike, më 13:00 07-03-2016 Lulzim Basha për 7 Marsin: Premtimet e qeverisë për arsimin nuk janë realizuar, ja çfarë premtojmë ne

Kreu i PD-së ka folur për ditën e mësuesit (7 Marsin) duke thënë se premtimet e qeverisë për arsimin kanë mbetur premtime, ndërsa ai ka shpjeguar paketën e Partisë Demokratike dhe mendimet që ka ai vetë për zhvillimin e arsimit.

“Qeveria premtoi përpara 2 vitesh se do të bëjë shumë gjëra për arsimin. Ku është arsimi tani? Mijëra mësues në Shqipëri punojnë me presion të vazhdueshëm nga qeveria.  7 Marsi është një ditë historike për shqiptarët. Është hapur shkolla e parë shqipe.

Sot shkollat në Shqipëri numërohen me gishtrinjtë e duarve tona. Nuk kishte dhe nuk ka asnjë plan për arsimin nga qeveria. Nuk është bërë asnjë shkollë e re në Shqipëri. Mësuesit nëpër fshatra jetojnë në kushte të vështira, por situata nuk është më mirë në qytetet e Shqipërisë. Shkollat nuk kanë pajisje. Mungojnë investimet. Premtimet që ka dhënë qeveria kanë mbetur si gjithë premtimet e tjera, bosh.  

Siguria e mësuesve është në nivelet më të ulëta. Kriminalizimi është më i dhimbshëm në arsim. Po e mban fjalën qeveria, se mësuesin më të mirë po i çojnë refugjatë jashtë shtetit. Sot është një ditë për arsimin që kush nuk i mban qeveritarët duke premtuar mendime të veçanta. Asgjë nuk është zgjidhur, nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë këtu. Ky është një realitet

Partia Socialiste nuk ka vizion, nuk ka program, prandaj ka mbetur në këtë nivel arsimi. Unë kam një mesazh për mësuesit. Një mesazh me vlera më të mira dhe investim. Për ne është një ditë për të marrë përgjigjësitë tona për sot e për nesër, unë nuk kam parë një rritje rroge për mësuesit deri tani.

Unë jap fjalën sot te mësuesit shqiptarë se çdo mësues do të jetë prioritet, jo me fjalë por me vepra dhe me buxhet. Ne nuk heqim dorë nga mbështetja e plotë në arsim ashtu siç e meriton. Një shansë për nxënësit për të studiuar dhe për t’u diplomuar. Arsimi është kyçi për të nxjerrë shqiptarin nga hamalli.

Ne duam të bëjmë një rritje të re ekonomike për të gjithë shqiptarët. Investimi tek mësuesi, te shkolla, te arsimi, në të gjithë Shqipërinë. Kjo është paketa jonë. Asgjë nuk është e përhershme, ndryshimi po vjen”, ka thënë Lulzim Basha.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra e pazakontë e Nikollës, i shkruan mësuesve: Ndjesë për emocionet, nëse diku nuk ia kam dalë të jem zëri yt...
Mblidhet PS, Dade e Hafizi: Të debatojmë për incidentin me Blushin »
Article Logic
Execution time: 0.019325017929077
array(1) { ["section"]=> string(105) "lulzim-basha-per-7-marsin-premtimet-e-qeverise-per-arsimin-nuk-jane-realizuar-ja-cfare-premtojme-ne-34453" }