Lumturimi i 38 martirëve katolikë, mbi 10 mijë pelegrinë sot në Shkodër

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:21 05-11-2016 Lumturimi i 38 martirëve katolikë, mbi 10 mijë pelegrinë sot në Shkodër

Foto e Ditës- Lumturimi i 38 martirëve katolikë, mbi 10 mijë pelegrinë sot në Shkodër

Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike do të mbledhë sot në qytetin e Shkodrës autoritete të larta të Vatikanit, autoritete shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ndërsa pritet që mesha solemne do të ndiqet nga mbi 10 mijë pelegrinë. Në përbërje të delegacionit të Vatikanit do të jenë edhe 5 Kardinalë.

Famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku shprehet se “atmosfera është e ngrohtë dhe kanë filluar të vijnë njerëz nga vende të ndryshme të botës”. “Flitet për 38 dëshmitarë të fesë dhe kombit, që tani nuk do i përkasin vetëm Shqipërisë, por janë universalë. Ata do të lajmërojnë se shqiptarët janë një komb që kanë çfarë t’i falin Europës dhe botës” tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.099338054656982
array(1) { ["section"]=> string(76) "lumturimi-i-38-martireve-katolike-mbi-10-mije-pelegrine-sot-ne-shkoder-58474" }