Lunacek: Serbia të njohë Kosovën, ndryshe nuk ka të ardhme në BE

Publikuar tek: bota, më 08:18 10-05-2016 Lunacek: Serbia të njohë Kosovën, ndryshe nuk ka të ardhme në BE

“Republika e Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në momentin kur rekomandimi për liberalizimin e vizave do të shkojë atje”

Kështu ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Lunacek i ka bërë thirrje edhe klasës politike kosovare që të investojë në një përpjekje të përbashkët me shoqërinë civile dhe kosovarët e shquar që t’i bindin hezituesit nga 28 ministrat e Brendshëm të Këshillit të Evropës.

Lunacek ka shtuar për “Zërin” se shpreson që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organeve të OKB-­së. Raportuesja për Kosovën në BE-së ka folur edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë.

Ndërkohë duke folur për Gjykatën Speciale, Lunacek i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i sigurojë fondet e mjaftueshme për funksionalizimin e saj. Ajo ka ripërsëritur se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës. Lunacek ka folur edhe për shumë çështje të tjera, ndërsa ka përfunduar duke thënë se shpreson që në 10 vite edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022531986236572
array(1) { ["section"]=> string(68) "lunacek-serbia-te-njohe-kosoven-ndryshe-nuk-ka-te-ardhme-ne-be-39999" }