Luzi bën bilancin e zgjedhjeve të 21 qershorit: Të lira, transparente dhe të gjithëpranuara

Publikuar tek: politike, më 10:41 10-08-2015 Luzi bën bilancin e zgjedhjeve të 21 qershorit: Të lira, transparente dhe të gjithëpranuara Lefterie Luzi

Kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi ka bërë sot bilancin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Sipas saj zgjedhjet ishin të lira, transparente dhe të gjithëpranuara. Luzi theksoi se janë shënuar arritje në pikëpamjet teknike, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, votim, numërim dhe njëkohësisht edhe në punën e anëtarëve të KQZ.

“Aktet me karakter normative morën konsenus. Vendimet në raportin 4 me 3 në KQZ ishin 3.4%, shifër  më e ulët se zgjedhjet e kaluara”, tha në deklaratë Luzi.

Ajo deklaroi edhe zhvillimet kryesore, që sipas saj shënoi ky proces.

“Zgjedhjet ishin të lira dhe transparente. U konstituan në kohë rekord komisionet. Organizuam zgjedhje të lira dhe të gjithëpranuara. Përgatiti në kohë bazën ligjore.  KQZ me procedura të rregullta dhe korrekte regjistroi 63 parti politike. KQZ punoi intensivisht për shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Nuk u shoqërua me vendim për mungesë të materialeve zgjedhore, si rrallëherë. Votimi nisi I qetë, I vlerësuar edhe nga OSBE-ODIHR. Kjo falë qytetarisë dhe përgjegjësisë së treguar nga qytetarët shqiptarë. Pa probleme shkoi edhe numërimi i votave, në një kohë më të shkurtër krahasuar me zgjedhjet e kaluara, pavarësisht se u numëruan 2 fletë. U bë brenda 4 ditëve dhe në asnjë rast nuk pati braktisje të detyrës nga numëruesit, fakt që tregon përgjegjshmëri të komisionerëve. Në Kolegj Zgjedhor 20 ankime parazgjedhore dhe 20 pas. Ka rrëzuar 25 ankesa, ka pushuar 6 ankime dhe të tjerat vendime në favor të KQZ”, tha Luzi.

Në teknologji dhe pikëpamje teknike Luzi solli në vëmendje mjetet ndihmëse për zgjedhësit e verbër dhe aplikacionet online që u dhanë informacion qytetarëve.

“Për herë të parë KQZ prodhoi mjete ndihmëse për zgjedhësit e verbër. KQZ ka bërë të mundur krijimin e një aplikacioni me informacion të detajtuar me hartën zgjedhore për 61 bashki. Informacioni online për rifreksimin e informacionit mbi kandidatët ishte një projekt I UNDP. Ky aplikacion i ofroi informacion publikut”, u shpreh Luzi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani i kthen Kuvendit Ligjin për Turizmin, ja argumentet e presidentit
A u ndalua piloti gjerman se i prishi qetësinë kryeministrit Rama në bregdet? »
Article Logic
Execution time: 0.021378993988037
array(1) { ["section"]=> string(95) "luzi-ben-bilancin-e-zgjedhjeve-te-21-qershorit-te-lira-transparente-dhe-te-gjithepranuara-18112" }