Macron viziton Serbinë, Kosova në fokus të bisedave me Vuçiç

Publikuar tek: rajon, më 10:32 16-06-2019 Macron viziton Serbinë, Kosova në fokus të bisedave me Vuçiç

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Serbinë. Mësohet se Mcron do të jetë në Beograd në datat 15-16 korrik.

Në fokus të viiztës do të jenë çështjet si: Mbështetja për çështjen e caktimit të  kufijve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak.

Vizita e Macron në Beograd do të  zhvillohet pak ditë pas Samitit të Ballkanik Perëndimor që do të zhvillohet në Paris në datat 1-2 Korrik.

Vizita e Emmanuel Macron ishte bërë publike disa muaj më parë, por vetëm ditën e djeshme është konfirmuar.

Sakaq, Në një shkrim dedikuar vizitës së kreut të shtetit francez në Serbi, “Telegrafi serb” shkruan: “Se nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, Macron e ka demonstruar edhe në samitin e Berlinit, ku sipas mediave franceze dhe gjermane, hapur dhe fuqishëm ka qëndruar përballë kancelares gjermane, Angela Merkel”.

Macron siç raportohet “nga Ramush Haradinaj ka kërkuar heqjen e taksës në mënyrë që të bëjë një kompromis dhe hapi rrugën për rifillimin e dialogut, por bashkëbiseduesi në anën tjetër me këmbëngulje kërkoi që Berlini dhe Parisi ta shtyjnë Serbinë që ta njohë pavarësinë për të imponuar liberalizimin e vizave”.

“Ju nuk jeni në pozicion që të kërkoni çdo gjë. Ja, unë po ju them, nga Franca ju nuk do të merrni asgjë”, citohet të ketë thënë Macron sipas dy personave që kanë qenë pjesë e takimit të presidentit francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin.

Më tej “Telegrafi” shkruan se Macron si edhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka hapësirë të madhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa si e vlerësojnë ekspertët, pas kësaj vizite, Franca do të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040791988372803
array(1) { ["section"]=> string(66) "macron-viziton-serbine-kosova-ne-fokus-te-bisedave-me-vucic-168410" }