Madonna e shokon publikun: Jam kurvë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:04 08-09-2016 Madonna e shokon publikun: Jam kurvë

Këngëtarja e njohur amerikane Madonna, është futur në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie, për kujdestarinë e djalit të tyre Rocco.

Pas gjyqit të djeshëm, këngëtarja reagoi shumë rëndë në rrjetet sociale, pasi postoi dy foto njëra pas tjetrës ku thoshte: “Sepse ndonjëherë nënat e futbollistëve duhet të jenë kur*a”.

Problemet me kujdestarinë e djalit kanë nisur prej afro një viti, kur Rocco injoroi urdhrin e gjykatës që e detyronte adoleshentin të kalonte Krishlindjet me të ëmën.

Madonna dhe Rocco kishin konflikte edhe më përpara, por që pas Krishlindjeve ato u thelluan edhe më shumë pasi këngëtarja përfundoi në një betejë ligjore me të atin e djalit.

Në gjyqin e së mërkurës, gjykata i dha zgjidhje problemit. Dokumentet janë konfidenciale, megjithatë sipas TMZ-së,  Rocco do të lejohet të ndjekë shkollën në Angli pranë të atit, megjithatë do ta vizitojë shpesh të ëmën.

14302892_893032857493669_1376500637_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Modelja shqiptare provokon së tepërmi, nxjerr... (Foto)
Më në fund, Bebe Rexha arrin në Tiranë, pritet nga fansat në aeroport »
Article Logic
Execution time: 0.039712905883789
array(1) { ["section"]=> string(41) "madonna-e-shokon-publikun-jam-kurve-52333" }