Madonna: Ekstremi i djathtë në Francë është tmerrues

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:24 27-02-2015 Madonna: Ekstremi i djathtë në Francë është tmerrues

Madonna denoncon antisemitizmin dhe përparimin e partive të ekstremit të djathtë në Francë dhe në Evropë. Intervistuar nga radio Evropa 1, ylli amerikan i pop-it,  e njohur për provokimet e saj tërheq një paralele me "Gjermaninë naziste."

"Franca, - thotë në intervistë - ishte vendi i parë që pranoi  njerëzit me ngjyrë, dhe mirëpriti  artistë si Jose'phine Baker, Charlie Parker, por edhe shkrimtarë, piktorë ... Në të kaluarën kam thënë se Franca ishte tokë azil për gjithë këta njerëz dhe që, për fat të keq, sot, kjo frymë është zhdukur krejtësisht",denoncon ylli amerikan, duke shtuar:" Unë i kam thënë të gjitha këto dy vjet më parë, por ajo është e vlefshme edhe sot”.

Ky nivel i intolerancës është i tmerrshwm, dhe jo vetëm për Francën, kjo është e vërtetë për të gjithë Evropën, por veçanërisht në Francë, gjë që më tmerron mua."

Këngëtarja i kishte adresuar këto çështje edhe në turin e saj të diskutueshem të 2012-ës, kur në koncertet e saj parakaluan imazhet e liderit të Frontit Kombëtar, Marine Le Pen me një kryq mbi ballin e tij, duke shkaktuar një sërë polemikash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066990852355957
array(1) { ["section"]=> string(56) "madonna-ekstremi-i-djathte-ne-france-eshte-tmerrues-4608" }