Mafia, populli dhe besimi!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:37 30-01-2018 Mafia, populli dhe besimi!

Nga Denis Dyrnjaja

Kur në Itali mafia vrau gjykatësit Falcone e Borsellino populli doli në rrugë e sheshe vetë kundër mafies dhe politikës në tërësi pa i organizuar ndonjë parti.

Dhe nga ai moment gjërat nisën të ndryshojnë sepse ishte revoltë e vërtetë, jo revoltë me autobusë të opozitës që synojnë të këmbejnë Niko Peleshin me Nard Ndokën etj...

Njerëzit janë keqpërdorur nga politika në të gjitha mënyrat e nga çdo krah i saj prandaj nuk dalin në protesta e në zgjedhje. Nqs sot dikush do të gënjejë veten se ka popullin pas të vazhdojë ta gënjejë. Militantët dhe interesaxhinjtë nuk e humbin kurrë besimin, ndërsa populli po.

Kur politika të çlirohet nga mafia dhe të korruptuarit popullit do t'i kthehet besimi. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse do bëhet drejtësi dhe transparencë për pasuritë që ka vënë sorollopi politik që dje nuk kishte as brekë në bythë e sot jeton mes luksit dhe vilave luksoze.

Me çfarë i bënë këto pasuri dhe pse kërkojnë që populli t'i besojë e sakrifikojë?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023993015289307
array(1) { ["section"]=> string(31) "mafia-populli-dhe-besimi-108447" }