Magjike: Violinisti i famshëm shqiptar interpreton mbi statujën e Krishtit në Rio. Si ndërhyri Vatikani

Publikuar tek: kulture-art, më 17:38 16-03-2018 Magjike: Violinisti i famshëm shqiptar interpreton mbi statujën e Krishtit në Rio. Si ndërhyri Vatikani

Violinisti i famshëm Olen Çezari ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur në realizimin e një prej projekteve më të veçanta në karrierën e tij, duke interpretuar në majë të statujës së famshme të Krishtit në Rio de Janeiro.

I ftuar në emisionin “Pasdite me Rudinën”, Çezari ka treguar edhe planin për të interpretuar në të shtatë mrekullitë e botës.

“Ka një histori, pasi më në fund ia arritëm të marrim leje për të interpretuar aty. Sepse thoshin që kemi artistët tanë pse të ta japim projektin ty. Por unë kisha bërë shumë projekte për Vatikanin, dhe i komunikova iu thashë që kam një projekt shumë serioz por nuk gjej dot rrugëzgjidhje. Dhe Vatikani dha “Ok”, u shpreh Çezari.

sdvbgwerb4r.jpg

Violinisti i famshëm shqiptar tregoi vështirësitë por edhe planet për të ardhmen.

“Isha i dërmuar, një vapë e madhe statuja ishte betoni. Pastaj kur pashë që ishin duke fluturuar dronët dhe kur mbaroi që zbrita poshtë, thashë “unë hipa aty sipër, po ç’mu desh”.

Ideja që lindi është që të interpretojë në shtatë mrekullitë e botës. Një e kam, në Romë. Pastaj bëra 8 koncerte në Kinë. Më në fund arritëm ta realizojmë edhe në Murin e Madh kinez”, rrëfeu Çezari.

g345h45h45h.jpg

gherth45h5h5h.jpg

swfwergt23gt3g.jpg

asfwrgw4g3gf.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazeta gjermane për restorantin e famshëm në Tiranë: Historia e PRONARIT, nga pjatalarës në shef, një histori hollivudi
Në Korçë ia vodhën pikturat, por ja çfarë ndodh sot në Venecia me Vangjush Mion »
Article Logic
Execution time: 0.015846014022827
array(1) { ["section"]=> string(108) "magjike-violinisti-i-famshem-shqiptar-interpreton-mbi-statujen-e-krishtit-ne-rio-si-nderhyri-vatikani-113499" }