Majko: Dhuna në Prishtinë nisi nga Jabllanoviçi

Publikuar tek: politike, më 17:43 28-01-2015 Majko: Dhuna në Prishtinë nisi nga Jabllanoviçi

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht deputet aktual i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar sot në facebook për protestat e dhunshme që u zhvilluan dje në Kosovë. Sipas Majkos, dhuna në Prishtinë kishte një fillim dhe ajo nisi nga Jabllanoviç , i cili nuk e ka idenë e bashkëjetesës në Kosovë. Ai ka kërkuar nga shqiptarët e Kosovës që të mos godasin njëri-tjetrin për një arsye që qëndron jashtë tyre.

“Dhuna në Prishtinë kishte një fillim. Ajo ishte verbale, dhe nisi nga një anëtar qeverie që duket se nuk ja ka idenë e bashkëjetesës që ofron e ardhmja e Kosovës. Shqiptarët nuk kanë pse “godasin” njëri tjetrin për një arsye që qëndron jashtë tyre. Jam me sy e zemër nga Prishtina”, shkruan Majko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Rama të ulë çmimin e naftës dhe të energjisë, ndryshe protesta masive
Ministrisë së Arben Ahmetajt i shtohet edhe turizmi »
Article Logic
Execution time: 0.021703004837036
array(1) { ["section"]=> string(51) "majko-dhuna-ne-prishtine-nisi-nga-jabllanovici-1746" }