Majko i tërheq vëmendjen Tiranës dhe Prishtinës: Lëreni rrushin, merruni me Preshevën

Publikuar tek: politike, më 20:02 14-09-2015 Majko i tërheq vëmendjen Tiranës dhe Prishtinës: Lëreni rrushin, merruni me Preshevën

Ish-kryeministri, Pandeli Majko, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar për shpalljen e asocacionit të komunave shqiptare në Luginë të Preshëvës.

Majko ironizon me problemin e bllokimit të rrushit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, duke u shprehur se ky na qenka problemi më i madh i Tiranës dhe Prishtinës në një kohë kur të dyja kryeqytet shqiptare duhet të reagonin në një zë për formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare në jug të Serbisë.

“Aktualisht problemi kryesor në marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën është… rrushi! Bëhet fjalë për bllokimin e prodhimit të rrushit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Nuk ma kishte marrë mendja që në pritje të një reagimi të përbashkët shtetëror për deklarimin e shqiptarëve të Luginës në shtetin e Serbisë, për krijimin e “ekuivalentes” që u krijua nga minoriteti serb në shtetin e Kosovës… problemi do të ishte rrushi! Duke shpresuar që Tirana dhe Prishtina do të kenë konsultime për këtë zhvillim në Preshevë dhe po patën kohë edhe të diskutojnë edhe... rrushin! Sigurisht” shprehet deputeti socialist.

Majko është deputeti i dytë që reagon për këtë ngjarje, pas deklaratës mbështetëse të deputetes së PDIU, Mesila Doda, për Bashkësinë Shqiptare.

Shqiptarët në Luginë të Preshëvës kanë shpallur të shtunën e kaluar asocacionin e Komunave me shumicë shqiptare në Serbi, si kundërpërgjigje për asocacionin e krijuar nga serbët në veri të Kosovës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha sulmon Ambasadorin e OSBE, Rauning: Raporti juaj një kolektor i ujërave të zeza
Në Mynih shpërndahen fletpalosje kundër Ramës: Është njeri i terrorit dhe jo artist »
Article Logic
Execution time: 0.023283004760742
array(1) { ["section"]=> string(89) "majko-i-terheq-vemendjen-tiranes-dhe-prishtines-lereni-rrushin-merruni-me-presheven-20766" }