Majko kujton pushtimin fashist dhe rithekson: Zgjedhja është vetëm Shqipëria

Publikuar tek: politike, më 19:14 07-04-2016 Majko kujton pushtimin fashist dhe rithekson: Zgjedhja është vetëm Shqipëria

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, në ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, 7 prill 1939, ka publikuar një foto që tregon betimin e Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës, në Romë.

Majko shkruan se kjo foto e majit të 1939-ës, godet më shumë se sa pushtimi fashist, ndërsa nderon ata ushtarakë që 77 vite më parë mbrojtën vendin dhe nuk pranuan të betoheshin në kryeqytetin italian.

Në fund, ish-kryeministri ka ritheksuar qëndrimin e tij lidhur me një debat të zhvilluar muajn e kaluar në PS. “Zgjedhja është vetëm Shqipëria”, shprehet Majko.

Postimi i Pandeli Majkos:

Kjo është një foto që “godet” më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ajo paraqet betimin e Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës në Romë, në Maj 1939… një muaj pas invazionit të vendit.

Padyshim, cdo ngjarje ka kontekstin e vet. Ajo që dëshiroj të kujtoj sot janë ata përfaqësues ushtarakë dinjitozë si Mujo Ulqinaku të cilët kundërshtuan me armë pushtimin e vendit. Kujtesë dhe respekt, megjithëse ju duhet shkruajtur emri në një pllakë mermeri, me nderim, atyre ushtarakëve që nuk pranuan të betoheshin atë ditë në Romën e kësaj fotoje.

POR… Një nderim dhe përulje të vecantë për ata që morën armët dhe luftuan për clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në clirimin e tij.

Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto.

7 prilli na vjen cdo vit si një “ftesë” e heshtur për cilindo, se në cdo rast e udhëkryq, zgjedhja është vetëm Shqipëria. Kush zgjedh Atdheun përballë pushtuesit ka falje në cdo kohë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali i Rexhep Meidanit frymëzohet nga Sali Berisha, kërkon protesta kundër qeverisë
Erjon Braçe kallëzim penal për Sali Berishën dhe dy portale »
Article Logic
Execution time: 0.024010896682739
array(1) { ["section"]=> string(81) "majko-kujton-pushtimin-fashist-dhe-rithekson-zgjedhja-eshte-vetem-shqiperia-37096" }