Majko me tone të ashpra në Kuvend: Mos u hidhni degë më degë, të gjithë kryeprokurorët i ka propozuar PD

Publikuar tek: politike, më 12:44 19-11-2015 Majko me tone të ashpra në Kuvend: Mos u hidhni degë më degë, të gjithë kryeprokurorët i ka propozuar PD

Pandeli Majko i ashpër në Kuvend. Deputeti socialist u ka kujtuar deputetëve demokratë që kryeprokurorët që nga viti 1992 e deri më sot i ka propozuar Partia Demokratike, përveç njërit që ndenji 2 vjet.

Majko u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë për Reformën në Drejtësi dhe jo të merren me ligjin për dekrimalizimin, duke u hedhur “degë më degë’’.

“Këtu nuk dihet kush është Rendi i Ditës, kur është koha e të folurit. S’po merret vesh asgjë nga seanca parlamentare.

Kur flitet për reformën e drejtësisë, ju të gjithë bllokoheni. Për ca është ky ligji për dekriminalizimin? Për ata që janë dënuar një herë, po këtu bëhen apo s’bëhen 5 veta që janë dënuar një herë.

E vërteta është që ne kemi në Shqiëpri një sistem të kalbur dhe ky është sistemi i drejtësisë, i ndërtuar nga ne në këtë sallë.

Doktor Berisha e mirëkupton se që nga ‘92 deri më sot PS ka patur vetëm një president , një prokuror të përgjithshëm që ndenji 2 vjet. Më tepër të gjithë kryeprokrokurët të propozuar nga partia juaj.

PD të ulet këtu bashkë me ne, të votojë reformën në drejtësi. Mos u hidhni degë më degë. Ne kemi krijuar një sistem të paprekshmish. Sot nuk ka ditë më të keqe, nuk po them jemi ëngjëj ne apo këta.

Ulërasin këtu për kriminelët.’’, tha Majko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gallatë në Kuvend, Tahirit i thyhet karrigia. Ristani thotë diçka që bëri të qeshin të gjithë (VIDEO)
Tahiri nuk mban më: “Deputet, je përgojorja më e shkëlqyer e këtij Parlamenti, jam krenar për prindërit e mi. Jot bijë merret me sekserllëqe, yt bir me trafik armësh” »
Article Logic
Execution time: 0.019273042678833
array(1) { ["section"]=> string(108) "majko-me-tone-te-ashpra-ne-kuvend-mos-u-hidhni-dege-me-dege-te-gjithe-kryeprokuroret-i-ka-propozuar-pd-25794" }