Majko në një linjë me Ramën: Referendum! Me votat e deputetëve të PS nuk bëhet grusht shteti në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 12:32 15-01-2016 Majko në një linjë me Ramën: Referendum! Me votat e deputetëve të PS nuk bëhet grusht shteti në Shqipëri Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka qenë në të njëjtën linjë me kryemnistrin Rama sa i takon Reformës në Drejtësi, në fjalën e mbajtur para pak minutash në Komisionin e Posaçëm. Majko tha se nëse nuk arrihet konsensusi, e mira është të shkohet te publiku përmes referendumiit ndërsa shtoi duke hedhur poshtë akuzat për “skenare” se jo vetëm një jurist por edhe qytetarët e thjeshtë e kuptojnë se me 64 vota nuk mund të bëhet grusht shteti në Shqipëri. Majko iu referua kështu vetëm deputetëve të Partisë Socialiste.

“Unë do ta nis diskutimin duke vlerësuar jo në mënyrë cinike, të gjithë atë punë të bërë muaj pas muaji nga ekspertët, qoftë nga ekspertiza e opozitës, mendoj se kolegët e opozitës kanë të drejtën e natyrshme si opozitë të shprehin mosbesim. Dua të nënvizoj se ne kemi ardhur me një synim të qartë për të ndryshuar kushtetutën që nuk është pronë e një partie por e shtetasëve, ne do qëndrojmë në mënyrë konseguente që këtë proces do e bëjmë së bashku me ekspertë të huaj e vendas pasi do jetë një proces delikat që do prekë marrëdhëniet e politikës me drejtësinë.

Besoj dhe jam i bindur që do kem mirëkuptimin e kolegëve të mi. Është një pyetje që ka të bëjë me integrimn në BE, ne jemi duke ecur natyrshëm të qetë dhe...  në vazhdim të asaj që shprehu kolegu i PD, çfarë do bëjmë ne sot? Unë mendoj se nuk kemi të drejtën të bëhemi përfaqësues të Komisionit të Venecias. Ekspertët me shumë të drejtë na propozojmë ti drejtohemi përsëri komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet. Edhe unë se bashku me kolegët duam një sistem funksional jo një sistem që të diskutohet marrja nga politika e sistemit të drejtësisë. Me të drejtë dhe mendoj që këtu nuk jam duke bërë retorikë ne i detyrohemi atyre gjyqtarëve, prokurorëve që kryejnë me ndershmëri detyrën sipas kushtetutës.

Falenderoj SHBA për ndihmën që po na japin edhe nëse do biem dakort për të mos rënë dakort në funksion të transparencës ne kemi shkuarjen te publiku, referendumi. Kjo është e natyrshme për ti dhënë fund cdo skenari se diku po gatuhet një grusht shteti për të marrë në dorë institucionet e drejtësisë. Cdo njeri do e kuptojë se një parti me 64 vota nuk mund të bëjë grusht shteti në Shqipëri”, tha Majko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braho flet për pazare dhe allishverishe: Dialogu profesional bëhet në tavolinë. Shpjegon edhe ndryshimet që kërkon LSI
Rama: Politika ka marrë shumë goditje në imazh dhe në besueshmëri, jam këtu të luftojmë çdo ditë bashkë »
Article Logic
Execution time: 0.024363040924072
array(1) { ["section"]=> string(108) "majko-ne-nje-linje-me-ramen-referendum-me-votat-e-deputeteve-te-ps-nuk-behet-grusht-shteti-ne-shqiperi-30068" }