Majko në Parlament për Tahirin: Ministri i Brendshëm shkelës i vazhdueshëm i ligjit

Publikuar tek: politike, më 11:27 23-07-2015 Majko në Parlament për Tahirin: Ministri i Brendshëm shkelës i vazhdueshëm i ligjit

Deputeti i PS Pandeli Majko në fjalën e tij sot në Parlament , pas debateve për projektligjin e turizmit, për të cilin opozita kërkoi shtyrje ka pohuar se ky sherr është në nivelin e sherrit të grave duke shtuar se dhe ai ka vërejtjet e veta për ministrin e Brendshëm.

“Ndërkohë që ne zihemi në nivelin e sherrit të grave, kemi gjykatës që për të njëjtat krime japin vendime të ndryshme, apo për trafikantë duke dhënë dënime minimale.

Zbatimi i ligjit në sistemin e drejtësisë është për të vënë duart në kokë. Kështu që e kërkova fjalën për të nënvizuar që BE dhe  SHBA janë në krah të qeverisë shqiptare për aksionin e qeverisë për një çështje që rrezikon të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka dallime të majtë e të djathtë, besoj se e keni kuptuar këtë.  Ndaj më lejoni të përshëndes firmosjen e kësaj marrëveshje me SHBA-në. Aktualisht ne në Shqipëri kemi një industri turistike që po frunksionon dhe nuk mund të ulërasim se Shqipëria vjen pas Sirisë”, tha Majko  duke shtuar se edhe ai vetë mund të ketë vërejtjet e tija për ministrin e Brendshëm  Saimir Tahiri.

“Edhe unë mund të kem vërejtjet e mia për Ministrin e Brendshëm që është shkelës permanent i ligjit”, tha Majko i cili më pas u drejtua nga deputeti Paloka: "Për ligjin antiduhan, e kam fjalën zoti Paloka", i tha ironikisht deputeti i majtë kolegut të tij të djathtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debatet në Kuvend, Meta thërreth Konferenca e Kryetarëve: Shtyhet votimi i pr/ligjit për Turizmin
Berisha: Ministra rrugeçër dhe mashtrues, shkoni paguani gjobat e Gjykatës »
Article Logic
Execution time: 0.64815616607666
array(1) { ["section"]=> string(88) "majko-ne-parlament-per-tahirin-ministri-i-brendshem-shkeles-i-vazhdueshem-i-ligjit-16824" }