Majko: Nishani dhe Llalla të mbledhin shtetin, Islami: Rama e Tahiri të kriminalizuar

Publikuar tek: politike, më 14:55 12-02-2015 Majko: Nishani dhe Llalla të mbledhin shtetin, Islami: Rama e Tahiri të kriminalizuar Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka ngritur shqetësimin e tij gjatë seancës së sotme të Kuvendit për sigurinë e qytetarëve në kryeqytet.

“Nuk kuptoj tritolin  tek stacioni i autobusit dhe sot tek “Petro Nini”. Ky nuk  quhet më mesazh por quhet klimë terrori. Nishanit dhe prokurori i Përgjithshëm  të mbledhim frenat e shtetit sepse debati po degradon sikur është luftë mes dy bandave. Debati na qenka sikur Troci qenka Prokuror i parties. Po gajaset bota me ne, ka rënë niveli i diskutimit. Sot dhe dje në Tiranë kanë ndodhur ngjarje terrori. Të gjendemi krah atyre që janë në goditje.”, tha Majko.

Kurse Kastriot Islami, ish-deputet i PS-së, ka shprehur mosbesimin e tij për luftën e krimit nga Rama dhe Tahiri. “Nuk me jep besm ky kryeministër dhe ministër që janë të kriminalizuar, prandaj Parlamenti Evropian kërkon dekriminalizimin, që ta bëjnë këtë luftë kundër krimit. Megjithatë unë mbështes luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është luftë bandash dhe situata do degradojë edhe më shumë drejt kaosit dhe anarkisë”, ka përfunduar Islami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vëzhguesit: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, absurde përqindja e firmave për të Pavarurit
Arrestimi/ Frroku-deputetëve: S'kam qenë skllav i Ramës dhe Metës, por vetëm i Zotit »
Article Logic
Execution time: 0.021624088287354
array(1) { ["section"]=> string(96) "majko-nishani-dhe-llalla-te-mbledhin-freret-e-shtetit-islami-rama-e-tahiri-te-kriminalizuar-3153" }