Majko-Ramës: Edhe Erion Velinë e trajton si godinë pa leje. Rama: Unë po them që ti e legalizove

Publikuar tek: politike, më 14:30 07-05-2015 Majko-Ramës: Edhe Erion Velinë e trajton si godinë pa leje. Rama: Unë po them që ti e legalizove

Mes batutash me në qendër kandidatin e së majtës Erion Veliajn janë duke u shpërndarë lejet e legalizimit në Tiranë. Kryeministri Rama e prezantoi Majkon si njeriun që solli Erion Veliajn në Partinë Socialiste e ndërsa Majko sërish përmes batutës u shpreh se Rama e trajton edhe Erionin si ndërtim pa leje. Menjëherë e rimori fjalën kryeministri i cili tha se thjesht po tregonte se kush “e legalizoi Erionin”.

Rama: Ftoj tani Pandeli Majkon që futi Erjon Veliajnë në Partinë Socialiste

Majko: E qartë e qartë, e kuptojnë dhe këtë. Edhe Erion Velinë e trajton si godinë pa leje. Unë bëra katin e dytë  të atij që Erioni është sot

Rama: Unë nuk e trajtova si godinë pa leje. Unë desha të them se kush e legalizoi dhe jam i sigurt që legalizimi që i bëri Pandi ka qenë një ogur shumë i mirë sepse më besoni mua; kush ka lidhjen shpirtërore me Pandin, ka vetëm mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vokshi–Ramës: Ti nuk i do gratë se të sfidojnë. Nuk mbulohet dielli me shoshë
Braçe: Për një karrige flisni gjithë ditës, por harruat se në Ersekë janë vrarë dy komisionerë të PS »
Article Logic
Execution time: 0.024342060089111
array(1) { ["section"]=> string(99) "majko-rames-edhe-erion-veline-e-trajton-si-godine-pa-leje-rama-une-po-them-qe-ti-e-legalizove-10574" }