Majko thotë fjalën e tij për kufijtë: Kosova dhe Shqipëria nuk mund të ndahen për t’ u integruar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:12 10-08-2018 Majko thotë fjalën e tij për kufijtë: Kosova dhe Shqipëria nuk mund të ndahen për t’ u integruar Pandeli Majko

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka reaguar ditën e sotme për çështjen e kufijve, duke ju kundërpërgjigjur dhe deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu.

Sipas Majkos, Shehu ngatërron lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve, me çështjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

“Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë”, ka shkruar ministri.

Gjithashtu, dy shtetet nuk mund të ndahen për t’ u integruar sepse integrimi europian është një proces ku ne tashmë kemi hyrë dhe përfqësohen interesat tona, ka shtuar Majko.

REAGIMI I PLOTË:

Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë)

Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë.

“Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë. Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të “ndahen” për tu integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndalohet importi i disa lodrave për fëmijë, rezultuan të rrezikshme pas analizave
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për 8 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.01628589630127
array(1) { ["section"]=> string(101) "majko-thote-fjalen-e-tij-per-kufijte-kosova-dhe-shqiperia-nuk-mund-te-ndahen-per-t-u-integruar-130734" }