Majko tregon momentin me Anetën: I thashë se ka ndryshuar, u martua, u bë baba. Aneta: Ta dija që Edi do bëhej kaq i mirë, do ta fusja në PS që 14 vjeç

Publikuar tek: politike, më 08:15 25-02-2016 Majko tregon momentin me Anetën: I thashë se ka ndryshuar, u martua, u bë baba. Aneta: Ta dija që Edi do bëhej kaq i  mirë, do ta fusja në PS që 14 vjeç

Pandeli Majko, ish-kryeministër, tashmë deputet ka rrëfyer një moment në sy të kryeministrit aktual Edi Rama, lidhur pikërisht me nënën e tij Anetën. Teksa kanë prezantuar antarësimet e reja në Njësinë Numër 5 në kryeqytet, Majko rrëfeu se sa ka ndryshuar Rama.

E sigurisht në këtë luftë të brendshme të Partisë Socialiste, ku Ben Blushi është vetshpallur sfidanti kryesor i kryeministrit për kreun e PS-së, fjalët e Majkos se sa ka ndryshuar kryetari nuk mund të mos mungonin. ‘’Njësia 5 nuk të mbështet si kryeministër, por si Ed’’, i ka thënë Majko-Ramës.

Rrëfimi i plotë i Majkos:

“Një ditë tek pija kafe me nënën e Edit, zonjës Aneta, e cila më pyeste se sip o drejtonte dhe çfarë raportesh kishte me kolegët në parti, ajo më thotë: ‘’Pandi, më thuaj, nëse Edi bën ndonjë gabim në punë e sipër apo në marrëdhëniet me njerëzit’’. Unë i thashë se që nga dita që ka ardhur në PS ka ndryshuar, nuk është më ai që ka qenë, u martua, u bë përsëri baba…Aneta e entuziasmuar më tha: Ta dija që Edi do bëhej kaq i  mirë, do ta fusja në Partinë Socialiste që 14 vjeç!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi, Basha: Gati t’i votojmë që nesër aktet nënligjore
Mandati i Koço Kokëdhimës, gjyqtari i vetëm që votoi në favor të vendimit të Kuvendit, Sokol Berberi »
Article Logic
Execution time: 0.024583101272583
array(1) { ["section"]=> string(151) "majko-tregon-momentin-me-aneten-i-thashe-se-ka-ndryshuar-u-martua-u-be-baba-aneta-ta-dija-qe-edi-do-behej-kaq-i-mire-do-ta-fusja-ne-ps-qe-14-vjec-33480" }