Majko u bashkohet thirrjeve për qetësi: Jepini dinjitet kombëtares, forca Berisha

Publikuar tek: politike, më 15:21 07-10-2015 Majko u bashkohet thirrjeve për qetësi: Jepini dinjitet kombëtares, forca Berisha

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko u është bashkuar thirrjeve të bëra nga politikanë dhe njërëz të sportit që kërkojnë nga tifozët të shmangin çfarëdo incident në stadium apo jashtë tij, për të treguar që janë të ndryshëm nga serbët.

Majko shprehet se pavarësisht preferencave, skuadra serbe gëzon statusin e mikut në Shqipëri dhe çdo përsëritje e ngjarjeve që ndodhën në Beograd një vit më parë, turpëron futbollin dhe vendin tonë.

Në fund ish-kryeministri bën tifo për Berishën, por portierin e kombëtares sigurisht.

Reagimi i Pandeli Majkos:

Nesër është një ndeshje futbolli me emocione. Me mendje dhe shpirt pres fitoren e skuadrës së zemrës së çdo shqiptari.

Futbolli nuk është histori por ai mund ta shkruajë atë. Pasioni për kombëtaren tonë është një gjë, dhe respekti për mikun është diçka tjetër. Duam apo sduam, skuadra serbe e gëzon nesër statusin e mikut në shtëpinë tonë. Kjo është e vërteta që serbët nuk e respektuan deri në shfaqje barbarie karshi djemve të kombëtares shqiptare në ndeshjen e Beogradit. Nëse dikush dëshiron të përsërisë sjelljen serbe si “hakmarrje” turpëron jo vetëm futbollin por edhe Shqipërinë.

Miq! Të gjithë atyre që do kenë fatin të jenë në stadium…Shpërtheni dhe brohorisni, përkrahni kombëtaren dhe mos bëni kurrsësi atë që serbët presin, që të bëjmë siç bënë ata. Tregoni diferencën tonë si komb sepse kjo është e vërteta. Lërjani të tjerat djemve në fushë. Jepini dinjitet djemve të kombëtares që veç na kanë nderuar. Kemi KOMBËTAREN më të mirë dhe më përfaqësuese në historinë e shqiptarëve. Forca Berisha! (portieri kombëtares)...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza breshëri në drejtim të ministrit: Tahiri ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut
Debat i ashpër në PD, Ruli, Berisha, Bregu e Imami i turren Bashës: Ndal denigrimin ndaj nesh. Basha: Janë provokime »
Article Logic
Execution time: 0.016839027404785
array(1) { ["section"]=> string(85) "majko-u-bashkohet-thirrjeve-per-qetesi-jepini-dinjitet-kombetares-forca-berisha-22565" }