Majko uron PS-në me një foto me elefant e dallëndyshe

Publikuar tek: politike, më 11:26 12-06-2015 Majko uron PS-në me një foto me elefant e dallëndyshe

Deputeti i Partisë Socialiste ka zgjedhur të përkujtojë ditën e riemërtimit të Partisë Socialiste duke e ilistruar me një elefant të menduar që shikon dallëndyshet. Ndoshta kjo është gjetja më e mirë pasi  elefanti simbolizon forcën dhe mirësinë , ndërsa dallëndyshet shpirtin e lirë.

“Sot 12 qershor ditëlindja e Partise Socialiste. “Rilindi” mbi trupin e Partisë së Punës dhe idealeve më të mira të Luftes Nacional Çlirimtare një organizëm politik qe do të shkruante historinë e Shqipërisë në mënyren e vet me vlera dhe gabime, me eksperienca dhe korrigjime. Sa emocione dhe kujtime që të "pëshpërisin" në vesh në këtë ditë që ndau të kaluarën nga e ardhmja për të Majtën shqiptare. Faleminderit miq, vëllezër dhe motra që dhatë më të mirën në Historinë e Partisë Socialiste. Gëzuar dhe ju uroj më të mirën për të ardhmen e përbashkët” , shkruan Majko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strazimiri: S’ka gjykatë që më mban larg Kuvendit, jam malok dibre, jo Gandi
Luan Rama: Dhimbja e Gërdecit nuk mund të blihet me një thes miell »
Article Logic
Execution time: 0.037328958511353
array(1) { ["section"]=> string(59) "majko-uron-ps-ne-me-nje-foto-me-elefant-e-dallendyshe-13372" }