Majko-Veliajt: Në kohë fushate jam unë kapiten, kur vijmë në pushtet dikush tjetër

Publikuar tek: politike, më 11:39 09-05-2015 Majko-Veliajt: Në kohë fushate jam unë kapiten, kur vijmë në pushtet dikush tjetër Pandeli Majko dhe Erion Veliaj

Ka kaluar mes batutash fjala e Pandeli Majkos, sot në prezantimin e këshilltarëve të majtë të Bashkisë së Tiranës. Majko i ka kujtuar Erion Veliajt se në kohë fushate është ai kapiteni, por kur socialistët vijnë në pushtet, dikush tjetër bëhet kapiten. E gjithë kjo batutë ka kaluar me të qeshura, ku Majko ka shtuar edhe se socialistët e dinë mirë për çfarë e ka fjalën, duke iu referuar Sajmir Tahirit. Majko tha se dyshja Veliaj-Tahiri, i kujton veten dhe Ilir Metën.

“Në të tilla ditë ca gjëra thuhen, po kapiteni i skudarës nuk ishte Sajmir Tahiri, ishte dikush tjetër.Në kohë fushate jam unë, por vijmë në pushtet dhe ndryshojnë gjërat, këta socialistët e dinë mirë për çfarë e kam fjalën. Erioni dhe Saimiri është një dyshe e padiskutueshme, mua më kujton veten dhe Ilir Metën. Pavarësisht nga gabimet që ne bëmë, sot jemi sërish bashkë. Jam i bindur, të ngrihemi në këmbë dhe të bërtasim të gjithë së bashku për fitoren e PS-së dhe Erion Veliajt”, tha Majko.

Veliaj është shfaqur më diplomat, direkt pas fjalës së Majkos, duke thënë: “Aty ku e nisi Saimiri, e përfundoi Pandi”.

Majko ka kujtuar se kjo fushatë nuk është e lehtë.

“ Unë e di shumë mirë se kjo fushatë nuk do jetë e lehtë, të votosh por është shumë më e vështirë se të votosh kundër. Kundërshtarët tanë po i nxisin shqiptarët të votojnë kundër, pa e ditur se ata janë pjesë e këtyre problemeve. Para 4 vitesh, njëri ishte kandidat, tjetri ishte kryetar i KQZ-së, njëri humbi, ky që është sot dyshi e bëri me 10 e ca vota fitues. Të dy bashkë janë sot para publikut, por kohët kanë ndryshuar”, theksoi Majko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historia e Shkodrës dhe Bashkiakut të PD, përsëritjet e Ramës në fjalime
Jep dorëheqjen nga PS, Adriana Berberi: Mos më vini në listë të 23-tën për Këshill »
Article Logic
Execution time: 0.02513599395752
array(1) { ["section"]=> string(86) "majko-veliajt-ne-kohe-fushate-jam-une-kapiten-kur-vijme-ne-pushtet-dikush-tjeter-10734" }