Majko vizitë në Miçigan takohet me shiptarët në Amerikë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 04-02-2018 Majko vizitë në Miçigan takohet me shiptarët në Amerikë

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, nisi të shtunën një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndalesën e parë e bëri në Miçigan, ku edhe jeton një numër i madh shtetasish shqiptarë.

Majko, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, Konsulli i Nderit, Ekrem Bardha dhe përfaqësues të tjerë të diasporës atje, vizitoi qendrat fetare të komunitetit shqiptar në Rochester Hills.

Ministri Majko pa nga afër Kishën Katolike të Shën Palit e cila në çdo cep të saj kishte gjurmë shqiptare.

Ndërsa famulltari i Kishës Dom Fred Kalaj i tregonte ambjentet e mbushura me simbole e figura shqiptare, si Nënë Tereza dhe Skëndërbeu, Ministri Majko tha se bëhej fjalë për një lidhje shumë të bukur mes besimit dhe ndjenjës kombtare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14521098136902
array(1) { ["section"]=> string(62) "majko-vizite-ne-micigan-takohet-me-shiptaret-ne-amerike-109045" }