Majlinda Bregu kundër deputeteve të PD: Ashtu siç shkoi protesta, më mirë që s’isha

Publikuar tek: politike, më 08:40 02-03-2016 Majlinda Bregu kundër deputeteve të PD: Ashtu siç shkoi protesta, më mirë që s’isha

Majlinda Bregu ka reaguar ashpër për fjalorin e përdorur nga deputetet e PD në protest përpara zyrës së Ramës. Në fakt, ajo dhe Jozefina Topalli kanë munguar në proestën e grave të PD.

“Isha në një angazhim tjetër e me keqardhje mu desh të mungoj. Por ashtu siç shkoi ndihem mirë që nuk isha dhe do tu kërkoj kolegeve të mia të ulemi të flasim seriozisht për atë që na takon të bëjmë seriozisht” tha Bregu.

Zemërimin e saj për protestën e grave të PD e plotësoi edhe me një status në facebook, që më shumë nënkuptonte se cdo të thoshte: Fuqia është si të jesh një zonjë. Nëse do të duhet tu thuash njerëzve që je, atëherë nuk je” shkruan ajo një citat të Margaret Theçer.

Ditën e djeshme para zyrës së kryeministrit gratë demokrate protestuan për gjuhën e përdorur nga kryeministri në drejtim të deputeteve të PD. Vendimi erdhi pas seancës së të enjtes, ku u duk se deputetja Albina Deda pati një përplasje verbale me kryeministrin. Protesta e djeshme, mund të quhej e dështuar, për shkak të pjesmarrjes, por edhe fjalorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma përlotet në emision (Video)
Deputeti socialist Pjerin Ndreu: Projektligji për spiunët në administratë të parashikojë rastet e sinjalizimit të rremë »
Article Logic
Execution time: 0.058374881744385
array(1) { ["section"]=> string(87) "majlinda-bregu-kunder-deputeteve-te-pd-ashtu-sic-shkoi-protesta-me-mire-qe-s-isha-33981" }