Majlinda Bregu kundër politizimit të protestës: Mos bëni kryengritjen e tjetrit, se nuk e bëni dot

Publikuar tek: politike, më 21:05 02-11-2015 Majlinda Bregu kundër politizimit të protestës: Mos bëni kryengritjen e tjetrit, se nuk e bëni dot

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, në një postim të jsain lidhur me protestën e studentëve dhe gjuajtjen e kryeministrit Rama me vezë, shprehet kundër politizimit të kësaj proteste.

Bregu thotë se lajmi ishte protesta dhe vezët por lajmi i vërtetë është sjellja e policisë që ka vepruar si një grup cubash. Më tej Bregu citon profesor Artan Fugën duke shkruar se “Askush mos te beje kryengritjen e tjetrit", se ne fakt, nuk e ben dot”. Ndoshta deputetja e PD-së është në dijeni të një proteste me vezë që do të organizohet nga të rinjtë e FRPD-së, por që detajet se ku dhe kur do të ndodhë janë të paqarta.

“Lajmi ishte protesta dhe vezët, por kjo sjellja e policisë është lajmi i vërtetë.

E para : Policia nuk ka arsye pse të reagojë si grup cubash kushdo qoftë i revoltuari me qeverinë a politikanët dhe sigurisht as si roje e vreshtit të shtëpise që mbyll derën për ata që e kanë detyrë të shohin a po respektoheshin apo dhunoheshin të drejtat e studentëve siç ndodhi me moslejimin e Avokatit të Popullit.

E dyta :Nuk besoj se nga qeveria pret ndonjë t'i dhurojnë lule për reformat, për më tepër që ligji i arsimit të lartë është diskutuar e votuar në një atmosferë kundërshtie të hapur me komunitetin e pedagogëve dhe studentëve.

Dhe e treta: Siç thoshte me të drejtë profesor Artan Fuga: "Askush mos të bëjë kryengritjen e tjetrit", se në fakt, nuk e bën dot”, shkruan Bregu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas mbylljes së Ambasadës, Bushati vizitë në Argjentinë, takohet me shqiptarët
Erion Braçe, i vetmi socialist që flet për studentët: Gjithkush dje duartrokiti guximin, mirë bëri »
Article Logic
Execution time: 0.019898176193237
array(1) { ["section"]=> string(102) "majlinda-bregu-kunder-politizimit-te-protestes-mos-beni-kryengritjen-e-tjetrit-se-nuk-e-beni-dot-24524" }