Majlinda Bregu: Merkel disiplinoi perspektivën tonë europianë. S’mjaftohemi dot me mikpritje brilante

Publikuar tek: politike, më 18:29 08-07-2015 Majlinda Bregu: Merkel disiplinoi perspektivën tonë europianë. S’mjaftohemi dot me mikpritje brilante

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar përmes rrjetit social për vizitën dhe fjalimin e mbajtur të kancelares gjermane Angela Merkel sot në Tiranë.

Bregu thotë se kancelarja “disiplinoi’ perspektivën tonë për të qenë pjesë e BE, duke shtuar se nuk mund të mjaftohemi vetëm me mikpritjen brilante pasi saj pasi, duhen politika dhe jo dashuri europiane.

“Me një përpikmeri gjermane mesazhezh, kancelarja Merkel ka "disiplinuar" sot perspektivën europiane të Shqipërisë. Sundimi i ligjit, reforma e drejtësisëe, kushti për të qenë denjësisht në Europë. Ky është realisht testi me i rëndësishëm për të bërë dallimin mes retorikës politike dhe vullnetit politik për të zbatuar ligjin. Shqipëria e rajoni kanë nevojë për institucione të qëndrueshme dhe investime reale. E të gjithë bashkë nuk i mjaftohemi dot vetëm me një mikpritje brilante kancelares gjermane. Duhen politika europiane e jo vetëm dashuri europiane”, përmbyll reagimin e saj ish-ministrja e Integrimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel: Paradoksi i Shqipërisë, edhe status kandidat në BE dhe kërkon azil për përndjekje politike
Merkel-Nishanit: Jam e impresionuar nga përparimi i Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.020851135253906
array(1) { ["section"]=> string(105) "majlinda-bregu-merkel-disiplinoi-perspektiven-tone-europiane-s-mjaftohemi-dot-me-mikpritje-brilante-15637" }