Majlinda Bregu poston foto me ministren Gjosha dhe bën një reflektim të thellë

Publikuar tek: politike, më 19:54 11-02-2016 Majlinda Bregu poston foto me ministren Gjosha dhe bën një reflektim të thellë

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka publikuar një foto të sajën me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, e bërë gjatë konferencës “Mbështetja e BE-së në Shqipëri”, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kruz.

Bregu e shoqëron foton me një shkrim rreth mungesës së një kompromisi dhe një politike gjithnjë e më shumë konfliktuale që mbizotëron në vendin tonë.

Sipas Bregut, qytetarët janë sot të pashpresë se Shqipëria mund të bëhet si Europa për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes politikanëve në të dyja krahaët.

“Por nuk është faji i europianëve nëse nuk janë në gjëndje të kuptojnë gjithë batarenë e rezervave emocionale që shkarkojmë ne shqiptarët e kaheve të ndryshme politike kundër njëri-tjetrit. Nga xhelozia te shpirtvogëlsia, ligësia e akuzave boshe, uria për pushtet, gënjeshtra, duke harruar se mynxyra më e madhe që i bëhet vendit është mosbesimi hakmarrës që kemi tek njëri tjetri”, shkruan ndër të tjera ish-ministrja e Integrimit.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut:

Per mua, forma me e larte e zhvillimit tone politik gjate ketyre 25 viteve, eshte qasja pro europiane e te gjithe spektrit politik shqiptar.

Eshte gjithsesi e pamjaftueshme nese pritja e gjate dhe gjendja reale e Shqiperise sot, i ben qytetaret te rendin drejt Europes, pa shprese se Shqiperia po behet si Europa.

Europa nuk ka investuar pak në vëmendje dhe financiarisht përgjatë këtyre viteve të këtij procesi. Sigurisht as mjaftueshëm gjithmonë dhe as suksesshëm mjaftueshëm.

Por nuk është faji i europianëve nëse nuk janë në gjëndje të kuptojnë gjithë batarenë e rezervave emocionale që shkarkojmë ne shqiptarët e kaheve të ndryshme politike kundër njëri-tjetrit. Nga xhelozia te shpirtvogëlsia, ligësia e akuzave boshe, uria për pushtet, gënjeshtra, duke harruar se mynxyra më e madhe që i bëhet vendit është mosbesimi hakmarrës që kemi tek njëri tjetri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Loja” e Zërit të Amerikës: Kush ka të drejtë, Rama apo Basha? (Video)
Forcat e Armatosura, qeveria rikthen "zborin" »
Article Logic
Execution time: 0.025618076324463
array(1) { ["section"]=> string(84) "majlinda-bregu-poston-foto-me-ministren-gjosha-dhe-ben-nje-reflektim-te-thelle-32336" }