Majlinda Bregu rikthen në vëmendje këpucët 1800 euro: Ai provokim më futi në armiqësi me ata që prodhojnë lajmin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:12 21-12-2016 Majlinda Bregu rikthen në vëmendje këpucët 1800 euro: Ai provokim më futi në armiqësi me ata që prodhojnë lajmin

Këpucët 1800 që postoi në rretet sociale deputetja demokrate Majlinda Bregu duket se kanë patur impakt të madh.

Në një bashkëbisedim me studetët në ‘Këndin e Elegancës’ në ‘News24’ Bregu është përgjigjur edhe një herë pyetjes rreth këpucëve duke sqaruar se ishte thjeshtë një provokim dhe të gjitha mediat filluan dhe i vunë emrin, ndërkohë që këpucë ishin të veshura nga një modele.

Bregu tha se ky lajm ka qenë ndër ata që e ka futur në armiqësi me ata që prodhojnë lajme.

“Ata që merren me median e dinë shumë mirë sa e lehtë është dallosh gënjeshtrën nga e vërteta.

“Nëse do të bësh lajm për veten ndrysho ngjyrën e flokëve” thoshte Clinton.

Unë postova një palë këpucë dhe e lashë dhe menjëherë të gjitha mediat filluan dhe i vunë emrin.

Ato ishin një model këpucësh që i kishte veshur një modele, por tashmë askush nuk merret me verefikimin e lajmit. Ai ishte provokim, por më futi në armiqësi me ata që prodhojnë lajmin” tha Bregu.

Po ashtu Bregu sqaroi situatën menjëherë pas publikimit të lajmit dhe i kërkoi ndjesë modeles që mbante veshur këpucët që ngatërroi këmbët e saj me politikën.

kepuce.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022549867630005
array(1) { ["section"]=> string(117) "majlinda-bregu-rikthen-ne-vemendje-kepucet-1800-euro-ai-provokim-me-futi-ne-armiqesi-me-ata-qe-prodhojne-lajmin-63311" }